A është për tu frikësuar/ Pse disa njerëz zgjohen gjithmonë në të njëjtën orë gjatë natës

Nëse zgjoheni rregullisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Kjo është një dukuri e raportuar nga rreth 1 në 3 njerëz, dhe ndoshta më shumë që nga fillimi i pandemisë sëCovid-19. Sipas ekspertëve të gjumit, ajo lidhet me stresin, edhe pse jo drejtpërdrejt.

“Të qenit i stresuar, nuk na bën të zgjohemi më shumë gjatë natës, por na bën më të vetëdijshëm se do të ndodhë diçka e tillë”-thotë Greg Marrej, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor Suinbërn në Universitetin e Teknologjisë në Australi.

“Në fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i lehtë është më i zakonshëm në gjysmën e dytë të natës. Kur gjumi na shkon mirë, ne thjesht nuk jemi të vetëdijshëm për këto zgjime. Por nëse jem paksa të stresuar, atëherë ka shumë gjasa që zgjimi natën të bëhet një gjendje plotësisht e vetëdijshme”– shton ai.

Dhe stresi nuk është faktori i vetëm që mund të na zgjojë nga gjumi në orën 3 të mëngjesit. Oraret e çrregullta të fjetjes; qëndrimi deri në orët e vona para celularit; edhe mungesa e ajrit të pastër mund ta trazojë higjienën tonë të gjumit në një masë të tillë sa të na zgjojë natën.

“Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë, dhe mos u shtrini në shtrat derisa të nisni të ndiheni të përgjumur”-këshillon Stefani Romiszevski, eksperte e gjumit dhe drejtoreshë e klinikës ”Sleepyhead” në Britaninë e Madhe.

“Ju do të vini re se nëse zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë, kjo do të nisë të bëhet koha juaj e rregullt e zgjimit. Përpiquni të ushtroheni fizikisht dhe të ekspozoheni ndaj dritës së fortë në mëngjes. Po ashtu, sigurohuni që të keni një jetë sociale optimale”- thekson ajo.

Pra, ne i dimë disa nga arsyet se përse zgjohemi natën. Por pse duket sikur kjo ndodh pikërisht në orën 3 ose 4 të mëngjesit? Epo, merrni parasysh faktin që shumica nga ne shkon zakonisht të flejë midis orës 23:00 dhe mesnatës, dhe zgjohet midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit.

“Gjatë gjithë natës, gjumi ynë ndahet midis gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM) dhe gjumit jo-REM. Çdo fazë e gjumit ka një prag të ndryshëm, se sa e lehtë është të zgjohesh”– shprehet Anesa Das, ndihmës/drejtoreshë e Programit të Mjekësisë së Gjumit në Qendrën Mjekësore Ueksner të Ohajos, SHBA.

“Një shpjegim i mundshëm për zgjimin në të njëjtën orë çdo natë, është se ju shtriheni të flini në të njëjtën kohë, dhe më pas në të njëjtën kohë çdo natë, arrini një fazë të gjumit të lehtëdhe të zgjimit”– thotë ajo.

Ju mund të mendoni se ciklet e gjumit të trupit janë thjesht një model i përsëritur, por në fakt, ne kalojmë kohë të ndryshme në çdo fazë. Më e rëndësishmja:ndërsa mëngjesi afrohet gjithnjë e më shumë, sasia e kohës që kalojmë në gjumin REM rritet, dhe kjo që do të thotë se po kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në një gjumë relativisht të lehtë dhe plot ëndrra.

“Ndoshta ka të ngjarë që një pjesë e arsyes për këtë zgjim në orët e hershme, të reflektojëzgjimin nga ëndrrat e ankthit”- tha për Neësëeek Majkëll K.Shulin, profesor i asociuar i psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Bejlor në Teksas.

Ekspertet rekomandojnë mbajtjen e një blloku shënimesh pranë shtratit, dhe shkrimin egjithçkaje në listën tuaj të detyrave, si dhe të çdo shqetësim tjetër që qarkullon në mendjen tuaj.

“Kur njerëzit zgjohen gjatë natës, gjëja e parë që u vjen në mendje, dhe që mund t’i shqetësojë është zakonisht shumë e parashikueshme. Pra diçka që ka ndodhur një ditë më parë ose diçka që do të ndodhë të nesërmen. Praktika e përpilimit të një liste detyrash, mund ta ndihmojë trurin  t’i përpunojë gjërat edhe pa ju zgjuar natën”- thotë Kolin Espi, ekspert i gjumit në Departamentin e Neuroshkencave Klinike në Universitetin e Oksfordit. Nëse nuk funksionon kjo metodë, mund të jetë koha për t’u vizituar tek një specialist, sidomos nëse problemi ju shqetëson për më shumë sesa 3 muaj.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË