6 cilësitë që kërkon një menaxher nga një punonjës

Çdo punë ka kërkesat e saj, por ka disa gjëra universale që çdo menaxher kërkon te një punonjës.

Këto janë 6 cilësitë që një punonjës ideal duhet të ketë sipas menaxherëve: 

1. Rezultate të parashikueshme

Rezultatet janë mënyra kryesore se si menaxherët i gjykojnë punonjësit e tyre. Mund të duket e thjeshtë por jo të gjithë përkushtohen mjaftueshëm për të dhënë rezultate.

Çoje punën deri në fund. Trego që ti mund të jesh i besueshëm për çdo detyrë.Dhe nëse nuk arrin t’a përfundosh punën në afatin e caktuar, tregoja këtë shefit sa më shpejt të jetë e mundur.

2. Bashkëpunim

Menaxherët kërkojnë punonjës të cilët krijojnë marrëdhie të mira me të tjerët dhe nuk përfshihen në konflikte personale. Konfliktet mes njerëzve janë gjëja e fundit me të cilën menaxherët duan të merren.

Ne të gjithë kemi një kolegë i cili na irriton, ose kemi dëshirë të flasim për thashetheme pa vlerë. Rezisto dhe tregoi shefit se ti di të punosh në ekip.

3. Iniciativë spontane

Euripidi ka thënë: “Njeriu i zgjuar ndjek drejtimin e tij”. Një menaxher i mirë është aty për të këshilluar dhe për të mbështetur punën tuaj, jo për t’iu udhëzuar për çdo gjë se çfarë dhe si duhet bërë.

Menaxherët kërkojnë punonjës të cilët kanë iniciativë dhe nuk është e nevojshme t’iu thuash fjalë për fjalë çfarë duhet bërë gjithmonë. Kjo jo vetëm që nuk i merr shumë kohë menaxherit, por gjithashtu sjell ide të reja nga punonjësit. Vepro pa pyetur. Kapi mundësitë në moment.

4. Të thuash të vertetën

Menaxherët kërkojnë punonjës të cilët janë të sinqertë për problemet që hasin në kompani. Nëse sheh një problem, raportoje. Menaxheri juaj do të ketë mundësinë të gjej një zgjidhje përpara se ai të bëhet një problem i madh.

Asnjë drejtues nuk dëshiron që një punonjës i mirë të largohet për shkak të një problemi të cilin ai nuk e njeh.

5. Entuziazëm

Menaxherët kërkojnë punonjës që punojnë jo thjesht për të marrë rrogën në fund të muajit. Entuziazëm, pasion, përkushtim, pozitivitet nuk ka rëndësi çfarë emri i vini, drejtuesit duan që ju t’a reflektoni këtë në punë.

6. Rritje të vazhdueshme

Menaxherët kërkojnë punonjës që e trajtojnë punën si pjesë të karrierës së tyre. Punonjësit profesionistë gjithmonë përpiqen të përmirësojnë aftësitë dhe të rrisin vlerat e tyre, duke shërbyer si model për pjesën tjetër.

Është përgjegjësia e menaxherëve t’iu ndihmojnë të rriteni profesionalisht, por ata nuk mund ta bëjnë të gjithën vetë. Tregoni që e doni punën tuaj dhe jeni të gatshëm ta zotëroni totalisht karrierën tuaj.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË