10 tërmetet më vdekjeprurëse të shekullit XXI

Me vlerësimet e përkohshme që rriten nga ora në orë, pas tërmetit në Turqi dhe Siri, më poshtë renditen 10 tërmetet më vdekjeprurëse të shekullit XXI:

2004 – 230 000 të vdekur në Azinë Juglindore

Më 26 dhjetor 2004, një tërmet me magnitudë 9,1 në Sumatra (Indonezi) shkaktoi një cunami gjigant që vrau më shumë se 230 000 persona në brigjet e 10 vendeve në Azinë Juglindore.

Valët gjigante, me shpejtësi 700 km/h, arritën deri në 30 metra lartësi.

2010 – 200 000 të vdekur në Haiti

Më 12 janar 2010, një tërmet me magnitudë 7,0 vrau më shumë se 200 000 persona në Haiti dhe la 1,5 milionë të pastrehë. Tërmeti e shndërron kryeqytetin, Port-au-Prince, në një fushë rrënojash.

Më pas, vendi u prek, që nga tetori 2010 nga një epidemi kolere, me më shumë se 10 000 vdekje deri në janar 2019.

2008 – 87 000 të vdekur në Sichuan

Më 12 maj 2008, një tërmet me magnitudë 7,9 vrau më shumë se 87 000 persona dhe plagosi 4,45 milionë duke shkatërruar zona të mëdha të provincës Sichuan (Kina Jugperëndimore). Midis viktimave janë mijëra studentë, të vrarë nga shembja e shkollave të ndërtuara në mënyrë të pasigurt.

2005 – 75 000 të vdekur në Kashmir

Më 8 tetor 2005, një tërmet me magnitudë 7,6 vrau më shumë se 73 000 persona dhe la 3,5 milionë të pastrehë, kryesisht në zonën e Kashmirit nën kontrollin pakistanez. Infrastrukturat mjekësore pothuajse janë reduktuar në asgjë.

2003 – 31 000 të vdekur në Bam, Iran

Më 26 dhjetor 2003, një tërmet me magnitudë 6,6 goditi qytetin Bam, në Iranin Juglindor, duke vrarë më shumë se 31 000 persona, pothuajse një e katërta e popullsisë së qytetit. Qyteti i vjetër me tulla balte, një mrekulli e trashëgimisë botërore, është shkatërruar.

2001 – 20 000 të vdekur në Indi

Më 26 janar 2001, një tërmet me magnitudë 7,7 goditi shtetin e Guxharatit (India Perëndimore) dhe vrau më shumë se 20 000 persona.

2011 – 18 500 të vdekur në Japoni

Më 11 mars 2011, Japonia u trondit nga një tërmet me magnitudë 9,1 ballë. Më pak se një orë më vonë, një valë gjigante që kaloi 20 metra në vende goditi bregdetin e rajonit Tohoku.

Uji pushtoi termocentralin bërthamor të Fukushimës, bërthamat e tre reaktorëve të të cilit u shkrinë, duke shkaktuar fatkeqësinë më të keqe bërthamore civile që nga Çernobili (Ukrainë) në 1986.

Fatkeqësia lë rreth 18 500 të vdekur dhe të zhdukur dhe detyroi më shumë se 165 000 persona nga prefektura e Fukushimës të evakuoheshin për shkak të emetimeve radioaktive.

2023 – Tashmë më shumë se 11 200 të vdekur në Turqi dhe Siri

Më 5 shkurt, një tërmet me magnitudë 7,8 goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë fqinje, pasuar nga një pasgoditje shumë e fortë me magnitudë 7,5. Numri ende shumë i përkohshëm  është më shumë se 11 200 të vdekur.

2015 – 9 000 të vdekur në Nepal

Më 25 prill 2015, rreth 9 000 persona vdiqën në një tërmet me magnitudë 7,8 që goditi Nepalin Qendror. Kryeqyteti Katmandu dhe rajonet e epiqendrës, 80 kilometra larg, janë të shkatërruara.

2006 – 6 000 të vdekur në ishullin Java

Më 26 maj 2006, një tërmet me magnitudë 6,3 në ishullin Java vrau afro 6 000 persona. Fatkeqësia la rreth 38 000 të plagosur dhe më shumë se 420 000 të pastrehë.

“Milionat, pozitat e larta, femrat, akuzat”- Si u bë i famshëm Silvio Berlusconi?

Në botën plot labirinte të politikës italiane, Silvio Berlusconi, ishte njeriu që diti të përziente më mirë se kushdo tjetër biznesin me jetën publike. Personaliteti...

10 vendet që nuk duhen vizituar kurrë

Lexie Alford mban rekordin Guinness si personi më i ri që ka udhëtuar në çdo shtet të botës. 25-vjeçarja amerikane ka qenë në 196 shtete...

Ekspertët befasojnë me paralajmërimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me njerëzimin

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

Raportimi i frikshëm i Microsoft: AI ka elementë të logjikës njerëzore!

Prej disa kohësh tashmë, inteligjenca artificiale po pushton gjithmonë e më shumë jetët tona, si një tentativë e frikshme për të zëvëndësuar tiparet e...

Vdes George Soros? Publikohet lajmi që shokoi botën

Thashethemet për vdekjen e financierit George Soros kanë vërshuar sërish internetin. Investitori, biznesmeni dhe kryefinancieri hungarez amerikan njihet më së shumti për punën e...

RAJONI

All

“Serbia e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën”, Rama: Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës, thjesht i vjen vërdallë për konsum të brendshëm

Duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se lëvizja e ushtrisë së Serbisë pranë kufirit është për konsum të...

New York Times zbulon lidhjet e presidentit serb me botën e krimit, ja çfarë pretendohet

Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me...

Vritet i akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria

akuzuari për kontrabandë droge nga Mali i Zi dhe Shqipëria ka mbetur i vrarë në Zagreb. Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja...

Çanak: Kosova u fitua me luftë më 1912 dhe u humb me luftë më 1999

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës dhe një nga liderët e Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), ka kujtuar kohën sa ishte...

Deklarata tronditëse e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.duke...

Kompania Kosovare Royal/ Ndërton hotelin luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër...

EKONOMI

SHOWBIZI

BIZNES

rubrika rozË